# started 2014-08-16T15:00:17Z "E hëna është dita e javës midis të dielës dhe të martës. Emri vjen nga përkthimi dhe adaptimi i Monas, perëndisë Saxone të quajtur Luna, ose Hëna.E hëna mbahet si dita e parë e javës në shumë vënde në botë (sidomos në Evropë, shikoni ISO 8601). Në disa vënde e hëna mbahet si dita e dytë dhe kjo vjen nga feja e lashtë e Hebreve. Kjo traditë vazhdon akoma në Amerikë. Në Arabisht dhe Portugalisht emri i të hënës është \"dita e dytë\".Ne gjuhen shqipe Hena është dita e dytë ose e parë dhe i takon gjinise femerore gje qe ne gjuhe tjera është shpesh e gjinise mashkullore."@sq . "Shtatori është muaji i nëntë në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë. Emri shtator është përkthim dhe adaptim nga latinishtja për fjalën \"shtatë\" (septem). Shtatori ishte muaji i shtatë për romakët e antikitetit, përpara se të shtoheshin muajt janar dhe shkurt."@sq . "Qershori është muaji i gjashtë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë. Në shqip, emri vjen nga qershitë, te cilat behën në këtë kohë. Në shumë gjuhë të tjera, muaji Qershor është pagëzuar me emri që vije nga perëndia Romake Juno, e bija e Jupiterit."@sq . "Ten është albumi i parë i Pearl Jam-it, i nxjerrë më 27 Gusht, 1991 nëpërmjet Epic Records."@sq . "No Code është albumi i katërt i Pearl Jam-it, i nxjerrë më 27 Gusht, 1996 nëpërmjet Epic Records."@sq . "Maji është muaji i pestë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe është njëri ndër shtatë muajtë me 31 ditë. Emri Maj në gjuhën shqipe supozohet të vije nga mitologjia e grekëve antikë. Maia në mitologjin greke ishte perëndi e cila në mitologjin Romake krahasohet me perëndin e \"të mirave\" Bona Dea. Festa kushtuar kësaj perëndie në Romën antike mbahej në kohën e këti muaji. Festa më e njohur e këti muaji ndër shiptarët është 1 Maji - Dita e punëtorëve (Dita e proletaratit) e cila në kohën e sistemeve komuniste në teritoret shqiptare kishte një rëndësi të veçantë."@sq . "Korriku është muaji i shtatë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Në shqip, emri vjen nga fjala korr, korrja, e cila ndodh në këtë kohë të vitit, kurse në shumë gjuhë të tjera emri vjen nga Jul Çezari. Më përpara ky muaj quhej Quintilis në latinisht ngaqë ishte muaji i pestë në Kalendarin Romak, i cili fillonte me marsin.Korriku fillon në të njëjtën ditë të javës si Prilli çdo vit, dhe Janari në vitet e brishta."@sq . "Janari është muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri janar është adaptim nga emri Janus, perëndia Romake e dyerve dhe udhëkalimeve.Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit, që prej kohëve kur Romakët e konsideronin dimrin si periudhë pa-muaj. Fillimisht, marsi ishte muaji i parë, por janari e mori këtë pozicion ngaqë në këtë periudhë u zgjidhnin konsujt.Dita e parë e janarit njihet si Dita e Vitit të Ri dhe festohet në shumicën e vëndeve në botë.Janari fillon me të njëjten ditë si tetori, përveç në vitet e brishta, kur fillon me të njëjten ditë si prilli dhe korriku.Kallnori është fjala e vjeter e përdorurë për muajin Janar. Për këtë muaj Hilë Gjeçi në fletoren e tij shkruan se populli thotë uj kam."@sq . "Dinamiti është lënde plasëse më e sigurt se baruti sepse nuk shpërthen aksidentalisht. Dinamiti u shpik nga Alfred Nobeli i Suedisë në shekullin e 19-të. Kjo shpikje e pasuroi shumë Nobelin, i cili me vonë themeloi Çmimin Nobel.Fjala dinamit vjen nga fjala Greke dunamis (fuqi). Nobeli e quajti edhe \"Barut plasës i sigurt i Nobelit\".Në vend të dinamitit, nitroglicerina përdorej shumë shpesh si lëndë plasëse, që nuk është e qëndrueshme, dhe plas kollaj duke shkaktuar aksidente. Në dinamit, nitroglicerina është e thithur nga një lloj dheu dhe nuk shpërthen aq kollaj. Megjithatë, mbas një periudhe të gjatë nitroglicerina mund të rrjedh. Prandaj, edhe dinamiti ka filluar të mos përdoret shumë në vitet e fundit."@sq . "Vs. është albumi i dytë i Pearl Jam-it, i nxjerrë më 19 Tetor, 1993 nëpërmjet Epic Records."@sq . "Pearl Jam është një nga grupet muzikore më të njohura për stilin \"grunge\". Përpara se të njiheshin me emrin \"Pearl Jam\" (pearl: perlë, jam: reçel), disa prej pjestarëve të bendit patën punuar bashkë si Mother Love Bone dhe Temple of the Dog."@sq . "Esperanto është një gjuhë e krijuar nga Ludwik Lejzer Zamenhof më 1887 i cili përdorte nofkën Doktoro Esperanto. U krijua për të lehtësuar komunikimin midis njerëzve të kombeve të ndryshme pasi është një gjuhë me pak gramatikë dhe me alfabet fonetik."@sq . "Radioja (lat.: radius = rreze) është një aparat elektronik marrës - dhënës i rrezeve elektromagnetike, të ashtuquajtura radiovalë. E thënë më saktë, nëse një radioaparat është i aftë vetëm të lëshojë valë quhet radiotransmetues, dhe nëse është i aftë vetëm të kapë radiovalët e lëshuara quhet radiomarrës, dhe në qoftë se është i aftë të marrë dhe lëshojë radiovalë, quhet radiomarrsedhënës, apo shkurt radio."@sq . "Histori (nga Greq. ἱστορία, istoria - shënim, tregim, rrëfim) është shkencë shoqërore e cila merret me prejardhjen e njerëzimit, të tashmen, dhe përmes këtyre të dyjave studjon të ardhmen. Kjo shkencë njihet si mësuesja e njerëzimit.Si themelues apo dhe si babai i historisë llogaritet filozofi dhe historiani i periudhës antike greke Herodoti.BASHKIMI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE… DHE INTEGRIMI EUROATLANTIK NGA:LEK MRIJAJE veçanta e shqiptarëve, është se po përballet sot me dy lloj integrimesh, me atë mbarëshqiptar, si komb i vonuar në histori e kërkesë e kohës, dhe me atë evropian. Kuvendi shpreh bindjen dhe vullnetin politik që integrimi, më parë i shqiptarëve në vetvete dhe hyrja, mandej, në Bashkimin Evropian,- në këtë dukuri të re të organizimit të zgjedhur prej Kontinentit plak në erën e demokracisë, – të trajtohen si dy proçese të lidhura, komplementare, si pjesë me të tërën, ku çdo komb të jetë si një gur në mozaikun e Kombeve të Bashkuara Evropiane. Faktikisht Kontinenti ynë po bën realitet atë që kish profetizuar dhe theksuar një francez i madh që në shekullin e XIX, se: “Ju, gjithë kombet e kontinentit, pa zvenitur cilësitë tuaja të veçanta, individualitetin tuaj të lavdishëm, një ditë do të shkriheni në një njësi madhore e do të përbëni së toku vëllazërimin evropian” (Viktor Hygo). Identitetin tonë kombëtar të spikatur, të farkëtuar e selitur në tërë rrjedhën spontane e atë të ndërgjegjësuar të jetës së hershme, prej pellazgëve, në një histori njerkë, me politika fqinjësh të dominuara prej instiktesh e ligjesh të xhunglës, atë mbijetesë imunitare gjenetiko-biologjike, antropologjike, etno-psiko-kulturore, ato virtyte shembullore e potencial intelektual, na obligojnë t’i rikuperojmë e t’i konsolidojmë më tej, me maturi dhe sens demokratik, në këtë rrjedhë objektive të re dhe logjikë të hekurt të jetës shoqërore. Pasaporta kombëtare e shteteve që inicuan Bashkimin Evropian ka qenë e pacënuar. Ashtu dhe e atyre që u pranuan më vonë, e të gjithë komb-shteteve që do të anëtarësohen në të ardhmen. Vënia në vend e historisë dhe traditave të etnisë dhe të kombit shqiptar, dhunshëm të grabitura, të falsifikuara apo të fshehura, si dhe fshirja e pluhurit të insinuatave dashakeqe ndaj shqiptarëve (përfshi dhe atë më të shpifurën, – “rrezikun e fondamentalizmit dhe terrorizmit islamik” që ardhka, gjoja, prej kombit shqiptar), është nevojë dhe kontribut edhe për vetë historinë dhe mozaikun e identitetit të kontinentit.Bota na u shfaq më e ashpër se malet ku kishim ngritur folenë e jetës. Edhe historia e re e Botës, përsëri do të na duket më e ashpër se malet tona, që kurrësesi nuk mund të tjetërsohen me ato pasaporta që nesër do të na i firmosë Evropa.Zgjidhja e drejtë, e plotë e përfundimtare e çështjes shqiptare, dhënia fund e mbajtjes së trojeve shqiptare si posedim kolonial, gur shahu, monedhë tregu, mollë sherri, rrufe-pritëse, “fuçi baroti” e “kuti Pandore”, bëhet në marrëveshje dhe mirëkuptim me faktorin ndërkombëtar, me gjeopolitika që synojnë ta shndërrojnë kombin shqiptar në një faktor barazpeshues, ekuilibrues e stabilizues në rajon e më gjerë dhe jo të konceptohet ky “bashkim” si i ezaurueshëm prej proçeseve mega-integruese. Evropën aty e kemi, është e jona prej shumë shekujsh. Përfshirja brenda Bashkimit Evropian pak më me vonesë, por me identitet e dinjitet, është e rëndësishme dhe në të mirën e përgjithshme.Dihet se dramat dhe traumat që përbëjnë “çështjen shqiptare” në Ballkan, janë pasojë e drejtpërdrejtë të atij kornizimi të çështjes, që kanë imponuar Fuqitë e Mëdha. Po edhe më tej, vullneti politik dhe vendimet e ndërkombëtarëve, nuk janë gjithnjë adekuate me aspiratat, interesat dhe problemet jetike të Kombit Shqiptar, se ish Fuqitë e Mëdha, që i shkaktuan padrejtësinë e madhe Kombit Shqiptar prej Paqes së Shën Stefanit (1878) e këtej, jo vetëm reflektojnë me vështirësi, por sot i përmbahen linjës më komode për ta, – asaj të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, ku vetvetiu do të rezultoka e zgjidhur edhe çështja shqiptare. Është linjë e lidhjes së shkurtër dhe e arnuar dobët. Që nuk do të ndodh ndonjë ndryshim në fatet dhe statusin e kombit shqiptar me variantin e hyrjes në BE pjesë-pjesë, këtë e dëshmon mirë një nga segmentet e saj – Çështja e Çamërisë nën Greqinë fqinje, e cila ka dekada që është efektive e BE-së, por këtë Çështje, gati e injoron, e shpall inekzistent. Është edhe vetë shteti shqiptar që nuk e ka vënë shumë ujin në zjarr për këtë çështje. Politika greke i mëshon idesë së homogjenitetit etnik në shtetin e vet, (me ortodoksizmin si kriter dhe tregues kryesor të identitetit), nuk do t’ia dijë për etnitetet e pakicat kombëtare të tjera. Po edhe Brukseli sikur është pajtuar me qëndrimet e Greqisë, e cila, edhe pse vetë është brenda e pret anëtarësimin edhe të fqinjëve, vazhdon të mbajë gjallë lakmi e pretendime të caktuara. Atëherë janë strategjia dhe taktikat politiko-diplomatike shqiptare ato që duhet të kenë si bosht qëndror dhe të afishuar e lakuar qartë aspektin kombëtar, zgjidhjen parimore të çështjes shqiptare. Gjithnjë është e pamjaftueshme mbështetja e shpresave të realizimit të të drejtave të shqiptarëve vetëm, apo dhe kryesisht tek vullnetet politike të ndërkombëtarëve, aq më pak të fqinjëve. Kuvendi e shtron si imperative, të pranojmë, më parë veten tonë të strukturuar, siç na takon historikisht, mandej të përfshihemi edhe në strukturat euro-atlantike; të bashkëpunojmë mirë midis vëllezërve të një gjaku e gjuhe, mandej të integrohemi edhe me fqinjët e rajonit dhe të Evropës; të krijojmë qytetarinë tonë, që të zëmë në shoqërinë e hapur globaliste vendin që meritojmë. Të ndarë, nuk mund të ecim, si të jemi të bashkuar; kur na mungon vitaliteti dhe qëndresa e përbashkët, mund të mposhtemi e të asimilohemi lehtë; të mos kënaqemi me atë që kemi, por të kërkojmë atë që na takon. Moszgjidhja e plotë e përfundimtare e “Çështjes shqiptare”, lënia e saj “hiq e mos këput”, ka çuar në tre luftëra çlirimtare (në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe atë të Vardarit) si dhe në praninë e një organizmi me emrin “Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar”, bashkë me krahun e vet të armatosur, AKSH, i cili pretendon dhe insiston për realizimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, duan apo nuk duan fqinjët pushtues kolonizatorë, e mbështet apo nuk e mbështet këtë kërkesë bashkësia ndërkombëtare. Edhe vetëm këto dukuri e fakte dëshmojnë, të paktën, se zgjidhja politike, me mjete demokratike mbetet imperative dhe emergjente.Si pjesë e natyrshme gjeografike, historike, kulturoro-shpirtërore e kontinentit të Evropës, e cila synon të jetë model i lirisë, demokracisë e prosperitetit, të mos pajtohemi më tej me eksperimente politiko-diplomatike, me lëshime, taktika e pazarllëqe, me zjarrëfikje e arnime politike në Ballkan, të cilat kanë qenë parimi i së kaluarës. Kjo vlen për dinjitetin e Evropës dhe tonin. Është koha të bëhemi pjestarë aktivë në lëvizjen e përgjithshme për liri, drejtësi, barazi e humanizëm, atribute jetike këto, të cilat kaq rëndë janë manipuluar në të kaluarën, për të cilat kaq keq jami dhunuar e mashtruar. Rendi historik e juridik tradicional nuk është tabu, ai mund dhe duhet të shembet pikërisht sepse është ngritur padrejtësisht dhe është i padrejtë. Ai duhet vendosur e ndërtuar i tillë që të evitojë krizat etno-politike dhe çdo vatër zjarri.tar, si komb i vonuar në histori e kërkesë e kohës, dhe me atë evropian. Kuvendi shpreh bindjen dhe vullnetin politik që integrimi, më parë i shqiptarëve në vetvete dhe hyrja, mandej, në Bashkimin Evropian,- në këtë dukuri të re të organizimit të zgjedhur prej Kontinentit plak në erën e demokracisë, – të trajtohen si dy proçese të lidhura, komplementare, si pjesë me të tërën, ku çdo komb të jetë si një gur në mozaikun e Kombeve të Bashkuara Evropiane. Faktikisht Kontinenti ynë po bën realitet atë që kish profetizuar dhe theksuar një francez i madh që në shekullin e XIX, se: “Ju, gjithë kombet e kontinentit, pa zvenitur cilësitë tuaja të veçanta, individualitetin tuaj të lavdishëm, një ditë do të shkriheni në një njësi madhore e do të përbëni së toku vëllazërimin evropian” (Viktor Hygo). Identitetin tonë kombëtar të spikatur, të farkëtuar e selitur në tërë rrjedhën spontane e atë të ndërgjegjësuar të jetës së hershme, prej pellazgëve, në