# started 2014-09-02T08:18:14Z "E hëna është dita e javës midis të dielës dhe të martës. Emri vjen nga përkthimi dhe adaptimi i Monas, perëndisë Saxone të quajtur Luna, ose Hëna.E hëna mbahet si dita e parë e javës në shumë vënde në botë (sidomos në Evropë, shikoni ISO 8601). Në disa vënde e hëna mbahet si dita e dytë dhe kjo vjen nga feja e lashtë e Hebreve. Kjo traditë vazhdon akoma në Amerikë."@sq . "Shtatori është muaji i nëntë në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë. Emri shtator është përkthim dhe adaptim nga latinishtja për fjalën \"shtatë\" (septem). Shtatori ishte muaji i shtatë për romakët e antikitetit, përpara se të shtoheshin muajt janar dhe shkurt."@sq . "Qershori është muaji i gjashtë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 30 ditë. Në shqip, emri vjen nga qershitë, te cilat behën në këtë kohë. Në shumë gjuhë të tjera, muaji Qershor është pagëzuar me emri që vije nga perëndia Romake Juno, e bija e Jupiterit."@sq . "Ten është albumi i parë i Pearl Jam-it, i nxjerrë më 27 Gusht, 1991 nëpërmjet Epic Records."@sq . "No Code është albumi i katërt i Pearl Jam-it, i nxjerrë më 27 Gusht, 1996 nëpërmjet Epic Records."@sq . "Maji është muaji i pestë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe është njëri ndër shtatë muajtë me 31 ditë. Emri Maj në gjuhën shqipe supozohet të vije nga mitologjia e grekëve antikë. Maia në mitologjin greke ishte perëndi e cila në mitologjin Romake krahasohet me perëndin e \"të mirave\" Bona Dea. Festa kushtuar kësaj perëndie në Romën antike mbahej në kohën e këti muaji."@sq . "Korriku është muaji i shtatë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Në shqip, emri vjen nga fjala korr, korrja, e cila ndodh në këtë kohë të vitit, kurse në shumë gjuhë të tjera emri vjen nga Jul Çezari. Më përpara ky muaj quhej Quintilis në latinisht ngaqë ishte muaji i pestë në Kalendarin Romak, i cili fillonte me marsin.Korriku fillon në të njëjtën ditë të javës si Prilli çdo vit, dhe Janari në vitet e brishta."@sq . "Janari është muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri janar është adaptim nga emri Janus, perëndia Romake e dyerve dhe udhëkalimeve.Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit, që prej kohëve kur Romakët e konsideronin dimrin si periudhë pa-muaj."@sq . "Dinamiti është lënde plasëse më e sigurt se baruti sepse nuk shpërthen aksidentalisht. Dinamiti u shpik nga Alfred Nobeli i Suedisë në shekullin e 19-të. Kjo shpikje e pasuroi shumë Nobelin, i cili me vonë themeloi Çmimin Nobel.Fjala dinamit vjen nga fjala Greke dunamis (fuqi). Nobeli e quajti edhe \"Barut plasës i sigurt i Nobelit\".Në vend të dinamitit, nitroglicerina përdorej shumë shpesh si lëndë plasëse, që nuk është e qëndrueshme, dhe plas kollaj duke shkaktuar aksidente."@sq . "Vs. është albumi i dytë i Pearl Jam-it, i nxjerrë më 19 Tetor, 1993 nëpërmjet Epic Records."@sq . "Pearl Jam është një nga grupet muzikore më të njohura për stilin \"grunge\". Përpara se të njiheshin me emrin \"Pearl Jam\" (pearl: perlë, jam: reçel), disa prej pjestarëve të bendit patën punuar bashkë si Mother Love Bone dhe Temple of the Dog."@sq . "Esperanto është një gjuhë e krijuar nga Ludwik Lejzer Zamenhof më 1887 i cili përdorte nofkën Doktoro Esperanto. U krijua për të lehtësuar komunikimin midis njerëzve të kombeve të ndryshme pasi është një gjuhë me pak gramatikë dhe me alfabet fonetik."@sq . "Radioja (lat.: radius = rreze) është një aparat elektronik marrës - dhënës i rrezeve elektromagnetike, të ashtuquajtura radiovalë. E thënë më saktë, nëse një radioaparat është i aftë vetëm të lëshojë valë quhet radiotransmetues, dhe nëse është i aftë vetëm të kapë radiovalët e lëshuara quhet radiomarrës, dhe në qoftë se është i aftë të marrë dhe lëshojë radiovalë, quhet radiomarrsedhënës, apo shkurt radio."@sq . "Histori (nga Greq. ἱστορία, istoria - shënim, tregim, rrëfim) është shkencë shoqërore e cila merret me prejardhjen e njerëzimit, të tashmen, dhe përmes këtyre të dyjave studjon të ardhmen."@sq . "Stampa:Portal Sport Sporti është veprimtari njerëzore qëllimi i së cilës është argëtimi dhe zhvillimi apo krahasimi i aftësive psikike dhe fizike. Sporti në histori na jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave të ndryshme."@sq . "Pseudonimet e personave të njohur."@sq . "Lista e mëposhtme përmban emrat e papëve të kishës katolike, të cilat janë renditur sipas kronologjisë që nga Shën Pjetri deri më sot.Emrat më të përdorshëm janë: Gjoni (XXIII, più due Gjon Pali), Gregori e Benedikti (XVI), Klementi (XIV), Innocenzo dhe Leoni (XIII)."@sq . "Feja është marrëdhënia që vendoset mes një personi dhe një apo më shumë hyjnish ose fuqish mbinatyrore dhe mes njerëzve që ushtrojnë të njëjtin kult; me fjalë të tjera mund të përcaktohet si një përçim tejnatyror (metafizik) i ndare e i koduar dhe i trashëguar në brendësinë e një bashkësie shoqërore."@sq . "Shkurti është muaji i dytë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 28 ditë në vitet normale dhe 29 ditë në vitet e brishta. Tre herë në histori të vendeve të ndryshme, shkurti ka pasur 30 ditë."@sq . "Astronomia, që nga etimologjia do të thotë \"ligji i yjeve\", (greq.: astro + nomos) është shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës së saj. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proçeset (ecuritë) në të cilat ato përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit."@sq . "Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (ang.:data) të caktuara duke përdorur Internet protokollin (IP) standard."@sq . "Inxhinieria është shkenca, aftësia, apo profesioni për përvetësimin e diturisë shkencore, ekonomike, sociale, apo praktike, për të dizajnuar dhe ndërtuar ndërtesa, makina, paisje, sisteme, materiale, dhe procese."@sq . "Biblioteka me nam pak a shumë botëror."@sq . "Muaji është një njësi kohore prej rreth tridhjetë ditësh, e lidhur me fazat e Hënës. Zakonisht emrat e muajve, në shumicën e gjuhëve, janë përshtatur sipas emrave të zotërave, emrave të festave apo kohrave të ndryshme të të mbjellurave apo të korrurave."@sq . "Formula Një ose Formula 1, (zyr. Formula One World Championship, shk. edhe F1) është një seri garash automobilistike e organizuar nga Fédération Internationale de l'Automobile (FIA). Kampionati i Formula 1 organizohet çdo vit si kampionat botëror që nga viti 1950. Për vitin aktual (2006) kalendari i Formula 1 përfshin 18 gara të veçanta të emëruara si Grand Prix (shqip: Çmimi i Madh)."@sq . "Kalendari Gregorian ose kalendari i ri, është kalendari që përdoret në botën perëndimore. Kalendari gregorian është një modifikim i kalendarit julian dhe e merr emrin nga papa Gregori XIII, i cili e miratoi në vitin 1582.Kalendari gregorian shton një kusht tjetër për vitet e brishta.Ndër vitet që pjesëtohen me 100, vetëm ata që pjesëtohen edhe me 400 janë vite të brishta.Për shembull, për mijëvjeçarin e kaluar, 1600 dhe 2000 qenë vite të brishta, ndërsa 1700, 1800 dhe 1900 jo."@sq . "Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet. Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin."@sq . "Pirro i Epirit (319-272 p.e.s.) ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej \"shqiponjë\" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos."@sq . "Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë; vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoj shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas."@sq . "Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930ne Mitrovicë dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006ne Prishtinë, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd."@sq . "Dita është interval kohorë që në shoqëri ka dy kuptime dita si pjesë e ciklit të rrotullimit të tokës gjatë së cilës rrezet e diellit e ndriçojnë hapsirën përreth nesh prapa së cilës fillon nata dhe si dita e plotë me të cilën kuptohet një cikël i plotë i rrotullimit të tokës."@sq . "Mbretëria e Norvegjisë (norvegjisht: Kongeriket Norge/Noreg) shtrihet në pjesën veriore të Evropës, në gadishullin skandinav. Vendi \"nordik\" kufizohet nga Suedia në lindje, dhe nga Finlanda e Rusia në veri-lindje."@sq . "Jeff Ament lindi më 10 mars 1963 në Havre, Montana, ShBA, është një rok basist amerikan dhe bashkë me Stone Gossard dhe Mike McCready themelues i Pearl Jam."@sq . "Gangnihessou ishte i pari nga \"dymbëdhjetë mbretërit e Dahomeit\". Gangnihessou mund të ketë qenë mbret rreth vitit 1620. Simbolet e tij ishin një zog gangnihessou mashkull (ishte një rebus për emrin e tij), një daulle, dhe një shkop gjuetie. Nuk është e qartë historikisht nëse ishte tamam mbret, apo nëse përdorte influencën e këshillave për të udhëhequr shoqërinë nëpërmjet të vëllait, Dakodonou, për të cilin është e qartë që mbahej si mbret."@sq . "Mike McCready (Michael \"Mike\" McCready ka lindur më 5 prill, 1966) është kitarist amerikan, kitaristi kryesor i bendit amerikan të rokut Pearl Jam."@sq . "Stone Gossard ka lindur më 20 Korrik 1966 në Seattle, Washington. Është kitarist i grupit Pearl Jam.Stone Gossard është muzikant amerikan."@sq .